AKTUALE

Forumi i Gruas – BDI Tetovë organizon panel sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë: “Ndërgjegjësimi shpëton jetë”

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, sonte, më 20 tetor, me fillim në ora 19:00, organizon një panel diskutimi në ambientet e NB Hotel, kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin e grave.

Në këtë aktivitet do të diskutohet me profesionistë të fushës për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, zbulimin e hershëm, parandalimin dhe kujdesin e vazhdueshëm për shëndetin e grave.
Përmes këtij aktiviteti, Forumi i Gruas – BDI Tetovë synon të përcjellë mesazhin se informimi, ndërgjegjësimi dhe kontrollet në kohë janë hapa të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të gjirit.

Mos e shty për nesër atë që mund të bësh sot!
💗 Një kontroll në kohë mund të shpëtojë jetë.
Forumi i Gruas – BDI Tetovë fton të gjitha gratë dhe qytetaret që të bëhen pjesë e këtij paneli diskutimi, në shenjë solidariteti, mbështetjeje dhe përkushtimi ndaj shëndetit të grave.
📅 Data: 20 tetor
🕖 Ora: 19:00
📍 Vendi: NB Hotel, Tetovë

Së bashku për më shumë ndërgjegjësim, kujdes dhe jetë të shëndetshme! 💗

Banner

Related posts

BDI-ja e përçarë për ditëlindjen e 21: “Ahmetistët” në Shkup, “Grupi i Zjarrit” në Tetovë

admin

KONTRIBUTI I ISMET SYLEJMANIT PËR ÇLIRIMIN E GJILANIT DHE KARADAKUT

Gjyla Halili

Fronti Europian: Mos e prekni gjuhën shqipe!

Gjyla Halili