AKTUALE

Lajçaku për dialogun: Po punojmë për rezultate pozitive

Lajçak ka shkruar në Facebook të dielën mbrëma se java e kaluar ishte e mbushur me punë përgatitore mbi takimin në Bruksel, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Përgatitjet për takimin e dialogut të nivelit të lartë më 14 shtator janë me shpejtësi të plotë dhe ne po punojmë drejt rezultateve pozitive”, ka shkruar ai.

I dërguari i BE-së njoftoi se me zyrtarë të Gjermanisë kanë krijuar një strategji për rrugën përpara në dialog.

“Gjatë javës udhëtova në Berlin, ku pata diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane…Ndamë pritshmëritë tona për takimin e nivelit të lartë dhe hartuam strategji për rrugën përpara. Përkushtimi dhe mbështetja e fuqishme nga Gjermania vazhdojnë të jenë të paçmueshme”, është shprehur Lajçak.

Ai ka theksuar edhe takime të tjera me zyrtarë evropianë, me të cilët tha se ka folur mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Banner

Related posts

Qytetarët të aplikojnë deri në fund të muajit: Rritet mundësia e amvisërive me të ardhura të ulëta për subvencione nga 600 deri në 800 denarë për faturën e rrymës

admin

VLEN reagon ndaj deklaratave të kryetarit të Kushtetueses për Ligjin për Gjuhët: Nisma është përpjekje për grusht shteti

Gjyla Halili

Rama nga Bashkia e Tiranës, vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu

Gjyla Halili

Leave a Comment