AKTUALE

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka prezantuar prurjen e re në radhët e kësaj partie.

“Urim Etemi vjen nga qyteti i Shkupit/ÇAIR, profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë angleze në UEJL. Ushtron me dinjitet profesionin e shenjtë të mësimdhënësit për shtatëmbëdhjetë vite rradhazi. Është i vlerësuar me një numër të madh certifikatash vendore dhe ndërkombëtare. Një poliglot i theksuar që flet rrjedhshëm disa gjuhë të huaja. Ai gjithashtu ka kontribuar edhe në fushën e artit dhe të kulturës ku ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Etemi i bashkohet Lëvizjes BESA dhe koalicionit opozitar për të dhënë edhe ai kontribut për fitoren e madhe të 8 majit. KALAJA e SHPRESËS dhe DINJITETIT po rritet për çdo ditë. Bëhu edhe Ti pjesë e këtij ndryshimi, sepse i’a VLEN!”, ka shkruar Kasami.

Banner

Related posts

Njëzet bursa studentore për vitin akademik 2025-2026

Gjyla Halili

Deputetja Ajdari demanton fuqishëm mashtrimet e opozitës shqiptare të veshur me pushtet

Gjyla Halili

Florim Useini: Në zemrën e Prishtinës, aty ku frymon historia

Gjyla Halili