AKTUALE

Kuvendi i Maqedonisë do të vazhdojë seancën e ndërprerë të pyetjeve parlamentare të opozitës

Pas ndërprerjes së seancës më 12 nëntor, Kuvendi i RMV-së do të rifillojë sot me pyetjet parlamentare të opozitës. Kryetari Afrim Gashi informoi se është arritur një marrëveshje që pauzat në të ardhmen të mos llogariten në dy orët e parapara për bërjen e pyetjeve.

Gashi shpjegoi se pas interpretimeve të ndryshme të Rregullores së Punës, shumica dhe opozita ranë dakord që në të ardhmen, pauzat nuk do të llogariten në dy orët e caktuara për pyetjet parlamentare, por duhet të tregohet kujdes që të mos vonohet paraqitja e tyre.

Në rend të ditës janë gjithashtu disa zgjidhje ligjore dhe projektvendime, duke përfshirë ndryshimet në Ligjin për Privatizimin dhe Qiradhënien e Tokës Ndërtimore.

Deputetët do të debatojnë gjithashtu rezolutën mbi politikën e migracionit për periudhën 2026–2030.

Banner

Related posts

Thyhet bastioni historik i PD. Shkodrën po e fiton Benet Beci

admin

Hamza takon bashkëpunëtorin e kancelarit Gjerman Olaf Scholz

Gjyla Halili

Fotografia, Taravari-Mickoski/ Syla: Vota ndaj tij tashmë ashiqare është anti- shqiptare, Zoti e marroftë!

Gjyla Halili