AKTUALE

Hamza takon bashkëpunëtorin e kancelarit Gjerman Olaf Scholz

Pas SHBA-së dhe Francës erdha në Gjermani për të takuar bashkëpunëtorin e kancelarit Olaf Scholz dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjermania është një partnere shumë e rëndësishme e Kosovës, e cila na ka mbështetur në rrugëtimin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Në Zyrën e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, u takova me z. Alexander Wallau, i cili është Përgjegjës për Marrëdhënie Dypalëshe. Ndërsa, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u takova me z. Michael Reiffenstuel, i cili është Drejtor për Evropën Juglindore. Në të dyja takimet e theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Angazhimi im si kryeministër i ardhshëm do të jetë i përditshëm për jetësimin e aspiratës evropiane të popullit tonë.

Z. Wallau dhe z. Reiffenstuel i njoftova edhe për vizionin tim për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për kushtet që do t’i krijojmë për invesitorët e huaj, përfshirë investitorët gjermanë.

Banner

Related posts

Faljet me rastin e vitit të ri/ Presidentja Siljanovska amniston shtatë të dënuar

Gjyla Halili

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

Gjyla Halili

Faton Ahmeti në përvjetorin e shpalljes së Karadakut Zonë e lirë e luftës: Qëllimi i asaj lufte ishte liria e popullit shqiptar

Gjyla Halili