AKTUALE

Kurti: SHBA-ja dhe BE-ja ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe aleatëve të tjerë që ta nxisin Serbinë për të përmbushur detyrimet e draftit franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Serbia ka rënë darkod me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani po kërkon që ta minojë atë.

“Një vit më parë, BE-ja me lidership të Francës dhe Gjermanisë na prezantoi një projekt-traktat për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani kërkon ta minojë atë.

BE, SHBA dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit plotësisht dhe pa kushte”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

 

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Planin evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, i cili përmban gjithsej 11 nene.

Saktësisht, të dy liderët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë rënë dakord se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme mbi Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili potencialisht mund të hapë rrugën për zgjidhjen e problemeve.

Tani qëllimi kryesor është që të arrihet pajtimi rreth një plani si dhe modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Kasami 2 miljonë euro për militant partiak, 0 investime për zjarrfikësit/ Reagon Bdi dega Tetovë

Gjyla Halili

Siljanoska-Davkova nuk është kandidate jopartiake, por është kandidatja e vetme e VMRO-DPMNE-së, thonë nga ekipi zgjedhor i Pendarovskit

Gjyla Halili

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në Studeniçan mori pjesë në mbledhjen me popullin, të organizuar nga Dega e partisë.

Gjyla Halili

Leave a Comment