AKTUALE

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në Studeniçan mori pjesë në mbledhjen me popullin, të organizuar nga Dega e partisë.

Gjatë takimit me popullin u diskutua për rëndësinë e marrëdhënieve ndëretnike dhe ruajtjen e multietnicitetit si vlerë të pazëvendësueshme për stabilitetin e vendit.

Ali Ahmeti theksoi nevojën për mbrojtjen e të drejtave të arritura të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë, si dhe garantimin e barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Një tjetër pikë thelbësore që u diskutua ishte zhvillimi i qëndrueshëm, që garanton një të ardhme të sigurt dhe të barabartë për të gjithë komunitetet.

Lideri Ahmeti u shpreh se shqiptarët kanë treguar gjithmonë maturinë dhe përgjegjshmërinë e tyre dhe janë të gatshëm të mbrojnë dinjitetin dhe të drejtat e tyre dhe se ata nuk e durojnë poshtërimin dhe nuk do të lejojnë që askush të minojë përpjekjet e tyre për barazi dhe respekt në këtë shoqëri.

Ali Ahmeti siguri se BDI do të vazhdojë të mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëjetesës ndërmjet grupeve etnike dhe për përparimin e një shoqërie ku të drejtat e secilit respektohen dhe të gjithë përfitojnë nga zhvillimet dhe mundësitë e reja.

Banner

Related posts

Ahmeti: Nuk jam politikan i salloneve, biskotave. “Nuk lejoj të preket shqipja, sepse është larë me gjak

Gjyla Halili

Siljanovska: Nuk do t’i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, por do të përdor vetëm Maqedonia

Gjyla Halili

Sherif Krniq nga Kalifornia: Bashkimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi hap i rëndësishëm historik

Gjyla Halili