AKTUALE

Kurti: Jemi duke bërë çdo gjë që policët të lirohen sa më shpejtë

Banner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se sot se janë duke bërë çdo gjë që policët e rrëmbyer të mërkurën nga forcat serbe, të lirohen sa më shpejtë.

Kurti para mediave ftoi sërish ndërkombëtarët që të dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor, transmeton Telegrafi.

“Jemi duke bërë çdo gjë që ata të lirohen sa më shpejtë, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër ftojmë faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë me 14 qershor, ku njësitë e tyre ushtarake e policore rrëmbyen policët tanë, njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë, tre policiët tanë në Leposaviq, të cilët ndodheshin pikërisht tek një rrugë e mbyllur ilegale e kontabandës. Sipas të gjitha gjasave, në bazë lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha Kurti.

Tre policët kosovarë u arrestuan në territorin e Kosovës nga forcat serbe më 14 qershor, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë.

Arrestimi i policëve ka nxiturreagime të shumta në vend./Telegrafi

Related posts

Jakim Nedellkov thirrje Jeton Shaqirit: Tërhiqe menjëherë njoftimin për t’u kompensuar 24 prilli dhe 8 maji

Gjyla Halili

Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare para Komisionit për Çështje Evropiane

Gjyla Halili

Taravari, Nikollovskit: Kemi organe partiake, vendimet tona i sjellim vetë

Gjyla Halili

Leave a Comment