AKTUALE

Izet Mexhiti shënon Ditën e Dëshmorëve në Muzeun e UÇK-së

Udhëheqëi i Fraksionit të BDI-së, Izet Mexhiti, ka shënuar Ditën e Dëshmorëve me vizitën në Muzeun e UÇK-së.

Z. Mexhiti ka cekur se “Asnjëherë nuk duhet harruar se kjo datë mban në vete simbolikën më të madhe – sakrificën, rezistencën dhe dashurinë më sublime për komb e liri”.

Postimi i plotë:

Sot në këtë ditë të shënuar të 5 majit, ndodhemi në Muzeun e UÇK-së në Shkupin tonë për ta shënuar Ditën e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci dhe dinjitetin e çdo shqiptari.
Asnjëherë nuk duhet harruar se kjo datë mban në vete simbolikën më të madhe – sakrificën, rezistencën dhe dashurinë më sublime për komb e liri!
Lavdi e përjetshme të gjithë Dëshmorëve të Kombit, Zoti e bekoftë popullin shqiptar

Banner

Related posts

Grubi: Ditë historike, SHBA na kanë qëndruar gjithmonë afër

admin

Forumi Shqiptar: Qytetarët të vendosin vetë për cilin kandidat të votojnë

admin

Ministria e Bujqësisë: Janë paguar 49.658.739,00 denarë për 761 prodhues të orizit

Gjyla Halili

Leave a Comment