AKTUALE

Kurti e përmbledh javën përmes një video: Nga jugu në veri me shumë punë e projekte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur këtë javë të mbarë, e me shumë punë të mira.

Kurti ka shpërndarë një video në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ku ka përmbledhur disa nga punët që ka kryer gjatë javës që po lëmë pas.

“Javë e mbarë me shumë punë të mira. Nga interneti e rrugët e reja që na lidhin me veriun te investimet shtesë në FSK. Vazhduam në Prizren me transformimet në shëndetësi e investime në fabrikën e ujit në Gjilan. Pa harruar edhe nisjen për herë të parë të rrugëve ndërkufitare që na lidhin me Shqipërinë”, shkruan Kurti sipër videos.

Në fund, ai ka shtuar “nga jugu në veri me shumë punë e projekte”.

Kurti para pak ditësh ka njoftuar se Telekomi i Kosovës ka zgjeruar shtrirjen në veri, duke instaluar edhe 15 stacione të reja.

Ai kishte njoftuar se shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut është 140 Mpbs.

“Vitet 2024 dhe 2025 janë vite të Kosovës 5G. Vala në çdo cep të shtetit, në çdo vend të Republikës”, kishte theksuar ai.

Banner

Related posts

Asllan Koka: Ku janë porvat që deklaronit se i kishi për Artan Grubin, mjaftë më me përndjekje politike!

Gjyla Halili

Agron Lulgjuraj:Malësia është çerdhja jonë që duhet ti dalim zot

admin

Festë për pavarsinë e Kosovës në New York, Mark Gjonaj: Le të nderojmë historinë, sakrificën dhe heroizmin e Kosovës

Gjyla Halili