Lajme

Kur Kushtetuta rrezikon të zëvendësohet me terminologji të gabuar ligjore

Banner

Nga Prof. Dr. sc. Jeton Shasivari

Propozim-Ligji i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë i paraqitur nga grup deputetësh me në krye z. Sela, që në dispozitat e tij hyrëse dhe konkretisht në nenin 2 paragrafi 1, përcakton se “për gjithçka që nuk është rregulluar me këtë ligj, zbatohen Amendamenti VI i Kushtetutës dhe Ligji për ratifikimin e Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës…”. Pikërisht ky formulim, në dukje teknik dhe procedural, bart në vetvete implikime serioze kushtetuese, politike dhe identitare për statusin juridik të shqiptarëve në rendin kushtetues të Maqedonisë.

Ky koncept juridik është thelbësisht i gabuar dhe në kundërshtim me frymën kushtetuese të ndërtuar pas vitit 2001, si dhe me konceptin juridik të Propozim-Ligjit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të paraqitur nga Zëvendëskryeministri i Parë z. Sali, të hartuar nga profesorë universitarë të së drejtës kushtetuese.
Dallimi nuk është vetëm terminologjik; ai është konceptual, kushtetues dhe historik.

Thelbi i problemit qëndron te rreziku i riklasifikimit normativ të shqiptarëve si “pakicë kombëtare”, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë. Një qasje e tillë bie ndesh me frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila nuk ndërtoi një shtet mbi paradigmën klasike shumicë–pakicë, por mbi parimin e bashkëndarjes së pushtetit, demokracisë konsensuale dhe barazisë substanciale ndërmjet maqedonasve dhe bashkësive të tjera, veçanërisht shqiptarëve si bashkësia e dytë përbërëse në shtet.

Rikujtojmë se, koalicioni qeveritar LSDM dhe BDI më 16 prill 2004 nëpërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme Ilinka Mitreva në Këshillin e Evropës kanë depozituar deklaratë mbi Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (e ratifikuar nga Republika e Maqedonisë në vitin 1997) ku thuhet se, duke iu referuar Konventës Kornizë dhe duke marrë parasysh ndryshimet e fundit në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë paraqet deklaratën e rishikuar për të zëvendësuar dy deklaratat e mëparshme mbi Konventën e lartpërmendur: termi “pakica kombëtare” i përdorur në Konventën Kornizë dhe në dispozitat e së njëjtës Konventë do të zbatohet për qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë brenda kufijve të saj dhe që janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom dhe popullit boshnjak. Për më tepër linku:

https://www.coe.int/en/web/conventions/full-list?module=declarations-by-treaty&numSte=157&codeNature=10&codePays=TFY

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2001 nuk i trajtuanshqiptarët si një pakicë që kërkon vetëm mbrojtje kulturore, porsi një bashkësi politikisht relevante dhe bashkë-konstitutive, me të drejta të garantuara në përfaqësim institucional, përdorim tëgjuhës, decentralizim, veto kushtetuese përmes parimit tëBadinterit dhe pjesëmarrje reale në ushtrimin e pushtetitshtetëror.

Në këtë kuptim, referimi ligjor ndaj Konventës Kornizë përMbrojtjen e Pakicave Kombëtare krijon katër pasojapotencialisht të rrezikshme.

Së pari, ekziston rreziku i minoritarizimit juridik tëshqiptarëve. Përfshirja e Konventës Kornizë si burim subsidiarinterpretues mund të prodhojë perceptimin juridik se shqiptarëtbëjnë pjesë në kategorinë e “pakicave kombëtare”. Kjo do tëpërbënte një devijim të qartë nga arkitektura kushtetuese e pas-Ohrit, e cila me vetëdije shmangu termin “pakicë” për shqiptarëtdhe krijoi konceptin specifik kushtetues të “bashkësive që nukjanë shumicë”. Ky dallim nuk është semantik, por substancial: “pakica kombëtare” nënkupton një grup që kërkon mbrojtje ngashteti, ndërsa “bashkësia jo-shumicë” nënkupton partneritet nëndërtimin e shtetit.

Së dyti, ekziston rreziku i regresionit kushtetues. Nëseinstitucionet apo gjykatat fillojnë të interpretojnë të drejtatkolektive të shqiptarëve kryesisht përmes standardevendërkombëtare për mbrojtjen e pakicave, atëherë gradualisht do të zbehet koncepti i ndarjes së pushtetit dhe bashkëqeverisjes. Kjo do të nënkuptonte uljen e standardit kushtetues të fituar me Marrëveshjen e Ohrit nga një model i demokracisë konsensualenë një model klasik të tolerimit të pakicave.

Së treti, ekziston rreziku i reduktimit të të drejtavekolektive në dimension ekskluzivisht kulturor. Regjimi juridik iKëshillit të Evropës për pakicat kombëtare fokusohet kryesishtnë mbrojtjen e identitetit kulturor, gjuhësor dhe etnik. Ndërkaq, rendi kushtetues i Maqedonisë pas vitit 2001 garanton diçkashumë më të gjerë: pjesëmarrje në vendimmarrje, përfaqësimadekuat dhe të drejtë, veto institucionale, decentralizim dhebarazi funksionale në ushtrimin e pushtetit publik. Interpretimi itë drejtave të shqiptarëve vetëm përmes lentes së mbrojtjes sëpakicave do të rrezikonte reduktimin e tyre nga subjekt politiknë subjekt kulturor.

Së katërti, ky formulim krijon një përplasje të drejtpërdrejtëndërmjet identitetit kushtetues të shtetit dhe terminologjisë së sëdrejtës ndërkombëtare. Kushtetuta dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk i emërtojnë shqiptarët si pakicë. Përkundrazi, atondërtojnë një kategori kushtetuese sui generis, që reflektonrealitetin multietnik dhe balancën politike të shtetit. Zëvendësimi gradual i këtij koncepti me terminologjinë e “pakicës kombëtare” do të nënkuptonte një transformim tëheshtur juridik: nga bashkëthemelues të rendit kushtetues në njëbashkësi që kërkon vetëm mbrojtje të veçantë nga shumica.

Në fund, duhet të jetë e qartë se Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk ishte një instrument për menaxhimin e një pakice, pornjë kompromis historik për rikonceptimin e vetë shtetit. Çdoformulim juridik që cenon këtë ekuilibër nuk është vetëmteknikisht i gabuar, por politikisht i rrezikshëm dhekushtetutshmërisht regresiv.

Prandaj, duhet të tregohet kujdes maksimal në përdorimin e terminologjisë juridike dhe kushtetuese. Në çështje të tilla nukmjafton retorika politike; kërkohet saktësi doktrinare, përgjegjësi historike dhe vetëdije për pasojat afatgjata që mundtë prodhojnë formulimet ligjore.

Shqiptarët në Maqedoni nuk janë kategori që kërkojnëstatus minoritar mbrojtës, por element bashkë-konstitutiv i renditkushtetues dhe politik të shtetit.

(Autori është profesor universitar i së drejtës kushtetuese në UEJL)

Related posts

Shasivari: Ligji i Selës rrezikon t’i paraqesë shqiptarët si “pakicë kombëtare”

Admin2

Zëvendësdrejtori Sedat Bislimi: Trajtimi spitalor 2023–2025 dëshmon rritje të investimeve dhe stabilitet të sistemit shëndetësor

Admin2

Hungaria i dha shtetësi Gruevskit, ekstradimi drejt Shkupit bëhet i pamundur

Admin2

Leave a Comment