AKTUALE

Kryetari Gashi në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së dhe vendeve kandidate në Kopenhagë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të marrë pjesë
në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së dhe të
vendeve kandidate për anëtarësim, e cila do të mbahet në Kopenhagë, Danimarkë, më 4
dhe 5 maj 2026.
Konferenca përfaqëson forum për shkëmbimin e mendimeve, informacioneve dhe
përvojave ndërmjet kryetarëve të parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare të BE-së
dhe Parlamentit Evropian, ndërsa do të marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të
vendeve kandidate. Qëllimi është promovimi i rolit të parlamenteve, mbështetja për
bashkëpunimin e tyre dhe koordinimi i aktiviteteve ndërparlamentare.

Sipas temave të agjendës, takimi në Kopenhagë do të mundësojë diskutime të hapura dhe
konstruktive për çështje me rëndësi qendrore për të tashmen dhe të ardhmen e Evropës,
përkatësisht sigurinë, zgjerimin dhe rolin e bashkëpunimit parlamentar, qëndrueshmërinë
demokratike në kohë ndryshimesh, kërcënimet hibride dhe gatishmërinë evropiane.

Banner

Related posts

ARBEN FETAI KE QENË I VOGËL KUR I KE THËNË ALI AHMETIT ANTIKOSOVAR, TASH JE NJË HIQ

Gjyla Halili

Hoxha: Protesta e studentëve shqiptarë në RMV të zgjidhet sipas marrëveshjes së Ohrit

Gjyla Halili

25-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Gjyla Halili