AKTUALE

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe



Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sonte në tubimin qendror përfundimtar të VLEN-it në Shkup tha se për dy vite të tëra ka dëgjuar vetëm thirrjen: “Boll më”.

Mexhiti më tej kishte një porosi për të gjithë ata që u dënuan padrejtësisht si dhe për të gjithë të rinjë që kanë emiguar në gurbet.

“Më shumë se dy vite të tëra kam lëvizur në çdo lagje, çdo mëhallë, çdo fshat, çdo qytet dhe kam dëgjuar vetëm një thirrje. Boll më, boll ishte për të gjithë ata shqiptar të dënuar padrejtësisht si Feta Alimi e shumë të tjerë. Boll ishte për të gjitha ato familje që në sofrat e Bajramit nuk i kanë më të dashurit e tyre, famijët e tyre ne gurbet. Sonte kam vetëm një porosi. Durim, sabër, rrini rahat, zullumi është trashë do të këputet kësaj radhe”, u shpreh Mexhiti./SHENJA/

Banner

Related posts

Kurti homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt: Pushkët që i mbanin ushtarët e UÇK-së ishin të Ilirit

Gjyla Halili

Kasami: Për Besën është e mbyllur çdo mundësi bashkëpunimi me shumicën aktuale

admin

Një mbrëmje dinjitoze përmbyll Javën e Kosovës në Zagreb

Gjyla Halili