AKTUALE

Kryeministri shqiptar, BUZHALA: Kurrë skam pa politikan më të vendosur se Ali Ahmeti

Nesër Maqedonia e Veriut do ta ketë kryeministrin e parë shqiptar në ndërkohë që mesazhe të ndryshme për këtë ngjarje të madhe vijnë gjithandej nga politikanë,analistë dhe jo vetëm.

Në vijë të kësaj ka komentuar këto zhvillime edhe analisti Berat Buzhala.
Ai është shprehur se Ali Ahmeti me vizionin dhe angazhimin e tij nuk i ka reformuar vetëm shqiptarët, por edhe maqedonët.
“Një kryeministër shqiptar në këtë republikë ka qenë një gjë e paimagjinueshme vetëm disa vite me parë. Shqiptarët në Maqedoni, edhe me fajin e tyre deri dikund, janë trajtuar si nënqenie, si një racë inferiore, që është e paaftë për të kryer punë publike, madje edhe punë të thjeshta publike, si bie fjala polic e doganier, e lëre më deputetë, ministra” ka shkruar Buzhala.

Sipas tij me shfaqjen e Ali Ahmetit në skenen publike një gjë e tille eshte permbysur. Shqiptaret filluan t’i popullojne institucionet shteterore. Filluan t’i kene ministrat e tyre, pastaj kryetaret e kuvendeve, e prej neser, per here te pare edhe kryeministrin e tyre. Ky nuk eshte vec avansim per shqiptaret, eshte edhe avansim per maqedonet. Atyre tash do t’u mesohen syte me zhvillime te tilla, e pastaj deri neser edhe me Presidentin shqiptar thotë Buzhala

“Unë, në botën shqiptare, kurrë nuk kam pa politikan më modest dhe më të vendosur se Ali Ahmetin” tha Buzhala.Tetovasot

Banner

Related posts

BDI: Derisa Shkupi ngulfatet, paaftësia dhe biznes intereset e ministrit jolegjitim të Mjedisit rrezikojnë jetën e qytetarëve

Gjyla Halili

Sela nga Tetova: Fatin e shtetit e vendos populli, jo Mickoski dhe kukullat e tij te Opozita shqiptare

Gjyla Halili

U anulua seanca gjyqësore për Zhan Mitrevin, seanca e radhës është caktuar për 12 maj

admin