AKTUALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në takim me Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin

Para fillimit të dialogut Kosovë Sërbi në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.

Ky takim i ka paraprirë atij për dialogun Kosovë – Serbi, që do të zhvillohet sot në Ohër .

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen fillimisht veç e veç me ndërmjetësuesit e bisedimeve: shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.

Banner

Related posts

Rrumbullaku pezullon të gjithë shefat e Krimit Ekonomik: Nuk përmbushën pritshmëritë

admin

Fronti Europian: Marrëveshje Kornizë Ekonomike për mundësi të barabarta, treg funksional dhe konkurrencë të ndershme

Gjyla Halili

Blerim Bexheti ka një apel për VLEN-in

Gjyla Halili

Leave a Comment