BOTA

Kryediplomati kinez: Reagimi i SHBA-ve ndaj balonës ‘absurd dhe histerik’

Kryediplomati kinez, Wang Yi, ka reaguar në lidhje me balonat kineze dhe akuzat se shteti i tij po i përdor ato për të përgjuar dhe spiunuar SHBA.

Ai u shpreh se rrëzimi i balonës nga SHBA është një gjest “absurd dhe histerik”, si dhe një abuzim të përdorimit të forcës.

“Kjo nuk tregon se SHBA është e fortë; përkundrazi tregon se është i dobët. Kjo ishte një përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme të administratës Biden”, tha Wang Yi në fjalën e tij në konferencën e sigurisë në Mynih.

Wang tha gjithashtu se Kina po përgatitet të paraqesë një dokument në lidhje me qëndrimin e saj mbi Ukrainën që do të nënvizonte parimet e integritetit territorial dhe sovranitetit. /The Guardian

Banner

Related posts

Binjakët kanadezë hyjnë në “Guinness” si foshnjat e lindura më para kohe në botë

admin

NATO: Rusia t’i përmbahet Traktatit për reduktimin e armëve bërthamore

admin

SHBA, gati masat e reja për të ndihmuar luftën kundër motit ekstrem

admin

Leave a Comment