SPORT

Gjiganti evropian planifikon transferimin e Nedim Bajramit

Napoli është duke bërë një sezon ëndrrash, duke e parë veten në krye të tabelës së Serie A me 18 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë. Gjithashtu edhe në Champions ka bërë një mrekulli, duke dalë të parët në një grup të fortë dhe tashmë do të përballet me Frankfurt në ndeshjet me eliminim direkt.

Edhe pse sezoni ende nuk ka mbaruar, Napoli po mendon për sezonin e ardhshëm. Të kaltrit kanë vënë syrin te dy xhevahirët e Sassuolos. Armand Lauriente dhe Nedim Bajrami janë dy lojtarët e preferuar të Napolit sipas “Il Mattino”.

Fantazisti i Kombëtares shqiptare u transferua në afatin kalimtar të janarit nga Empoli te Sassuolo, por mesa duket karakteristikat e tij nuk i kanë shpëtuar agjentëve të Napolit të cilët e duan në ekip sezonin e ardhshëm.

Banner

Related posts

Wolves, kusht Barçës – Kreu

admin

Trajneri Emin Bajrami po shkëlqen me Ulpianën, shkruan historinë duke i fituar pesë ndeshje me përmbysje

admin

Juventusi ndalet në barazim nga Nantes

admin

Leave a Comment