AKTUALE

KRRE-ja vendosi: Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,23 % në raport me vendimin e datës 22.3.2023.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,550 den/kg dhe do të jetë 37,628 den/kg.

Nga data 28.3.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 82,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 84,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër)

Banner

Related posts

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në nëpër rrugë të thata.

Gjyla Halili

Begaj në Samitin e IV të Diasporës: Koha për partneritet të ri, diaspora forcë kyçe në rrugën drejt BE-së

Gjyla Halili

VLEN: Qeverisja e mirë ka emër VLEN, 1.000 produkte me çmime më të lira

Gjyla Halili

Leave a Comment