AKTUALE

Kroacia rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike

Kroacia i ka rikonfirmuar mbështetjen Kosovës në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat euro-atlantike.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banoziç i cili ka uruar Ejup Maqedoncin për marrjen e postit të ministrit të Mbrojtjes.

“Në letrën e Ministrit Banoziç vlerësohet partneriteti i shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy shteteve bazuar në respekt dhe mirëkuptim. Ndërsa theksohet mbështetja e fuqishme e Kroacisë për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat euro-atlantike, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes shkëmbimit të eksperiencës, dijes dhe ofrimit të trajnimeve e edukimit ushtarak”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Më tej në njoftim thuhet se ministri Banoziç shprehi besimin e plotë se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy ministrive do të vazhdoj edhe gjatë mandatit të ministrit Maqedonci, me synim fuqizimin

Banner

Related posts

Xhaferi: Liri për Kreshnik Bekteshin! Duhet drejtësi jo selektive me vëzhgim ndërkombëtar

Gjyla Halili

Nga spitalet e Shkupit sot do të lëshohen 12 pacientë! Pesë pacientë që trajtohen jashtë vendit, mbeten në gjendje kritike

Gjyla Halili

Prefekti i Tiranës për katërshen e UÇK-së: Dhjetë milionë shqiptarë presin drejtësi për çlirimtarët

Gjyla Halili

Leave a Comment