AKTUALE

Krerët e SPB Tetovë Dalipi dhe Abazi pritën sot Ministrin dhe Zv.Ministrin e punëve të mbrendshme, Abazi: Me përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kryeshefi i SPB Tetovë, Amir Dalipi dhe Komandanti i Stacionit Policor në Tetovë, Jetmir Abazi, pritën në takim zyrtar ministrin z. Oliver Spasovski dhe zv. ministrin, z. Nazim Bushi.

Gjatë kësaj vizite, krerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, u njohën me rrethanat, kushtet, të arriturat dhe sfidat e sigurisë në Tetovë.

Lidhur me këtë vizitë, Komandanti i Stacionit Policor në Tetovë, Jetmir Abazi, ka shkruar në rrjetin social si vijon:

Sot në SPB TETOVË bashkë me Kryeshefin z.Amir Dalipi mirëpritëm Ministrin z.Oliver Spasovski dhe Zv.Ministrin z.Nazim Bushi në suaz të projektit “Kabineti i Hapur” si një aktivitet tjetër sipas konceptit “Ministria e Punëve të Brendshme për QYTETARËT”, ku këtij projekti i priu Ministri dhe Zv Ministri i MPB duke patur mundësin që personalisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejt nga zyrat e SPB Tetovë të dëgjojnë për sfidat me të cilat përballen qytetarët e Tetovës me rrethinë, idetë dhe propozimet e tyre me qëllim përmirësimin e sigurisë në komunitetin ku ata jetojnë , si dhe duke dhënë përgjegjësi ndaj qytetarëve për përkushtimin në punë. #MePërgjegjësiPërQytetarët Komandanti i Stacionit Policorë në Tetovë: Jetmir Abazi

Banner

Related posts

Kasami: Lëvizja Besa në Qeveri pas zgjedhjeve, si fituese e kampit shqiptar

admin

Afrim Gashi nis me ndryshime! Largon nga zyra e tij flamurin kombëtar Kuq e Zi…

Gjyla Halili

Lloga: Synojnë të normalizojnë idenë se do të hiqen vetëm 3-4 nene nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve! Këto nene përbëjnë vetë thelbin e ligjit i cili garanton përdorimin e gjuhës shqipe

Gjyla Halili

Leave a Comment