AKTUALE

Kovaçevski: “Balancuesi” po keqpërdoret, duhet të gjejmë zgjidhje së bashku

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski e komentoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e balancuesit, por nuk ishte konkret nëse do ta përkrahte një ide të tillë. Ai konsideron se duhet gjetur zgjidhje për sfidat, sepse kjo masë për përfaqësim të barabartë është keqpërdorur gjatë punësimit në administratë. Kovaçevski thotë se balancuesi është futur pikërisht nga VMRO-ja dhe është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit.

“Duhet të vendosim ligje, parime dhe mekanizma, sepse ky mekanizëm, balancuesi, që është zgjidhje softuerike e krijuar në kohën e VMRO-DPMNE-së, ka filluar të keqpërdoret dukshëm. Këdo që pyetni, do ta vërtetojë këtë. Ne duhet të gjejmë zgjidhje të gjithë së bashku sepse ajo zgjidhje është bërë në bazë të Marrëveshjes kornizë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – kryetar i LSDM-së

Banner

Related posts

Kryediplomati grek: Çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut nuk është nga ato çështje që mund të ndryshohen

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës mori pjesë në panelin shkencor kushtuar Israsë dhe Miraxhit në Shkup

Gjyla Halili

Vazhdon debati për shkarkimin e Zëvendësministrave

admin