AKTUALE

Kostadinovski- Rokas: Është e domosdoshme të sigurohet dhe respektohet pavarësia dhe sovraniteti i Gjykatës Kushtetuese

Është e domosdoshme të sigurohet dhe respektohet pavarësia dhe sovraniteti i Gjykatës Kushtetuese, sikundër i gjithë sistemit gjyqësor, në të gjitha aspektet, kanë konstatuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski dhe ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shkup, Mihalis Rokas.
Siç informojnë nga Gjykata, në takim Kostadinovski e ka informuar ambasadorin e BE-së për aktualitetet, por edhe për sfidat me të cilat përballet Gjykata në punën e saj në periudhën e kaluar.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski, theksoi se përkushtimi imperativ i Gjykatës është që ta respektojë Kushtetutën, pa marrë parasysh çdo tentativë për politizim dhe etnizim të veprimit të tij.

“Ishte konkluzion i dyanshëm se mbrojtja e shtetit ligjor dhe e shtetit ligjor duhet të jetë prioriteti kryesor i të gjithë faktorëve në shoqërinë tonë, si e vetmja mënyrë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucionet e sistemit. Për këtë, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se është e nevojshme të sigurohet dhe respektohet pavarësia dhe autonomia e Gjykatës Kushtetuese, si dhe e gjithë sistemit gjyqësor, në të gjitha aspektet”, thuhet në komunikatë.

Kostadinovski e falënderoi Gjykatën Kushtetuese për mbështetjen e dhënë përmes projektit të BE-së “Forcimi i kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese”.

Në takimin ku mori pjesë edhe gjyqtarja Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, u shpreh dakordësia e ndërsjellë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në periudhën e ardhshme.

Banner

Related posts

Myftiu i Tetovës Dr.Hfz. Selver Xhemaili ngushëllon familjen Asllani nga Gërçeci

Gjyla Halili

Ali Ahmeti merr pjesë në pritjen për Ditën Kombëtare të Zvicrës

Gjyla Halili

Demant nga Drin Ahmeti për konferencën për shtyp të deputetit të VMRO-DPMNE-së Lefkov

Gjyla Halili