SPORT

Kosova lufton por në fund mposhtet nga Bullgaria

Kosova lufton por në fund mposhtet nga Bullgaria!

Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, ka zhvilluar edhe përballjen e dytë në kuadër të Kampionatit Ballkanik të kësaj grupmoshe kundër nikoqirit të garës, Bullgarisë, të mërkurën pasdite.

Vashat “Dardane” nuk arritën të parandalojnë disfatën me rezultat 3-0 (25:13, 25:16, 26:24), duke treguar rezistencën më të fortë në setin e tretë.

Sidoqoftë, Kosova mbetet në garë për vendin e pestë, teksa nesër luan kundër Rumanisë për plasman në përballjen për këtë pozitë, nesër me fillim nga ora 15:00.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Rënia e Coutinhos, Aston Villa kërkon shumë simbolike për ta larguar

admin

Dortmund do Sabitzer, Bayern nuk pranon

admin

Kur do të luhet derbi i madh mes tyre?

admin

Leave a Comment