AKTUALE

17 milionë euro do t’u kushtojnë qytetarëve zgjedhjet e majit

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski ka qenë mysafir në “10 minuta”. Ka bërë të ditur që zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut, do të kushtojnë 17 milionë euro. Dashtevski tha se kanë kërkuar më shumë, por megjithatë edhe kjo vlerë do të jetë e mjaftueshme.

“Sa do t’u kushtojnë qytetarëve këto zgjedhje? Pa u arsyetuar, mendoj se shuma totale duhet të jetë 17 milionë euro në kundërvlerë denarësh. Megjithatë, ato nuk janë transferuar të gjitha. Një pjesë e mjeteve për media janë transferuar për qëllim tjetër, të cilat më vonë duhet të shtohen në këtë shumë. Ato mjete duhet të jenë rreth 10 milionë, kurse të tjerash rreth 7 milionë. Ne kërkuam më shumë, megjithatë ndërkohë janë paraqitur nevoja në më shumë vende, megjithatë konsideroj se kjo vlerë do të jetë e mjaftueshme duke e pasur parasysh planin që e kemi bërë që t’i realizojmë zgjedhjet dhe marrë parasysh se këto zgjedhje janë të dyfishta – presidenciale dhe parlamentare”, tha Dashtevski.

Banner

Related posts

Shoqata e Veteranëve të UÇK-së mori pjesë në inaugurimin e shtatores së heroit Afrim Zhitia

Gjyla Halili

TRONDITJE NË SKENËN MUZIKORE – YLLI AJROJA GODIT ME “GABIM FATAL”!

Gjyla Halili

Osmani dhe Rexhepi vizitojnë Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili