SHOWBIZ

Konfirmohet lidhja e Harry Styles me aktoren Taylor Russell

Harry Styles ka konfirmuar romancën e tij me Taylor Russell, teksa dyshja u shfaqën në një ekspozitë të mërkurën në Londër.

Këngëtari, 29 vjeçar, kishte ndjekur fshehurazi shfaqjen e re të aktores së “Effect” në Teatrin Kombëtar.

Fotografitë tregojnë se dyshja mezi i mbanin sytë larg njëri-tjetrit, me yllin e “Bones And All”, 28 vjeçe, që kishte vendosur njërën dorë mbi supin e Harryt.

Foto: Splash News

Ish-ylli i “One Direction” u shfaq i dashuruar teksa u përkul dhe i fliste në vesh Taylorit, duke mos vënë re askënd përreth tij.

Ai më pas e prezantoi të dashurën e re me mikun James Corden dhe gruan e tij, Julia Carey, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm.

Foto: Splash News

Dalja e tyre vjen një muaj pasi nxitën thashethemet për lidhje, meqë aktorja mori pjesë në koncertin e këngëtarit në Vjenë.

Krijuesi i hitit “As It Was” muajve të fundit ka qenë në vëmendje për shkak të romancave të reja.

Foto: Splash News

Ajo muaj më parë u pa duke u puthur me modelen Emily Ratajkowski. /Telegrafi

Banner

Related posts

Chris Martin ‘nuk ha asnjëherë darkë’ pas bisedës me ‘legjendën’ amerikane Bruce Springsteen

admin

Njihuni me avionin hipersonik që pritet të fluturojë me 6100 km/h! Frankfurt-Dubai për 90 minuta?

admin

“Karma” mes Brunos dhe Yllka Kuqit

admin

Leave a Comment