AKTUALE

Konferencë ndërkombëtare për marrëdhëniet mes Balllkanit Perëndimor dhe Kinës

Në kuadër të projektit “Urat dhe barrierat: Trajektorja tridekadëshe e marrëdhënieve Kinë-Maqedoni e Veriut”, bartës i të cilit është Fondacioni “Nikolla Klusev”, sot dhe nesër do të mbajë konferencë ndërkombëtare me temë “Marrëdhëniet mes Ballkanit Perëndimor dhe Kinës: Kapërcimi i barrierave, ndërtimi i urave”.

Ekipin hulumtues e përbëjnë tre profesorë universitarë: Biljana Vankovska, Lidija Georgieva dhe Toni Milevski nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe dy hulumtues kinezë nga Univesiteti Fudan në Shangaj. Granti projektues njëvjeçar është marrë nga Instituti Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore, nga Budapesti.

Në konferencë do të marrin pjesë 23 hulumtues eminentë nga disa shtete, mes të cilave: Britania e Madhe, Kina, Suedia, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Në konferencë do të debatohen marrëdhëniet bilaterale të Kinës me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe nga BE-ja, përmes identiifkimit të faktorëve dhe pengesave kyçe, dinamikës rajonale dhe globale, si dhe rritjen e dialogut interdisiplinor.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti në Manifestimin tradicional në Sllupçan, Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur

admin

Xhevat Selami shef i shtabit të Lëvizjes Demokratike në Çair

Gjyla Halili

BDI: Kadare nuk mund të përdoret si mall për manipulime politike

Gjyla Halili