AKTUALE

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, pranë fshatit Bashino, është e mbyllur për të gjitha llojet e trafikut.

Banner

Related posts

VLEN: Kalojmë në vepra – 100 milionë euro për zhvillim të komunave

Gjyla Halili

Protesta në Ulqin: Nuk do ta lejojmë shitjen e vendit tonë për 100 vjet

Gjyla Halili

Thirrjet fyese në Kumanovë, alarm për të gjithë ne”/ Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi!

Gjyla Halili