AKTUALE

Komuna e Strugës ndan 20 vendime pune për arsimtarët e shkollave fillore komunale të Strugës

20 vendime pune për arsimtarët e shkollave fillore

Dje, në prezencë të Kryetarit të Komunës së Strugës, z.Ramis Merko, u ndanë 20 vendime pune për arsimtarët e disa shkollave fillore komunale, me pëlqim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nga puna me kohë të caktuar në punë me kohë të pacaktuar.

Vendimet e punës për arsimtarët janë për këto shkolla fillore: “Ashim Agushi”-Ladorisht, “Josip Broz Tito”-Strugë, “Vëllezërit Milladinov”-Strugë, “Nuri Mazari”-Dollogozhd, “Murat Labunishti”-Labunisht, “Shkolla e Muzikës”-Strugë, “Zini Hani”-Velesht, “Goce Dellçev”-Podgorc.

Komuna e Strugës iu uron punë të mbarë dhe suksese në ligjërata!

Banner

Related posts

Izet Mexhiti fillon festën në Çair

Gjyla Halili

Mexhiti: MO është marrëveshje për shtetin – nuk është marrëveshje për pjesëmarrjen në pushtet të një partie politike përjetësisht!

Gjyla Halili

BDI – Dega Tetovë organizon panel për Ditën e Alfabetit: „Nga Kongresi i Manastirit deri më sot“

Gjyla Halili