AKTUALE

“Dita e plisit” koncert për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në Shkup

Me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt në Teatrin Shqiptar në Shkup me fillim në ora 14:00, do të mbahet edicioni tradicional i manifestimit “Dita e Plisit” nën përkujdesin e Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe organizim të Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Shqipe, njofton bild.mk .

Kjo ngjarje kësaj rradhe do të sjell premierën absolute të “Valles së Bareshës”! Për të gjithë spektatorët rikthehet edhe “Vallja e Shotës” në versionin e saj origjinal. Kësaj ngjarje ia shton ekskluzivitetin pjesëmarrja e mysafirëve specialë, të Ansamblit unik folklorik “Drenica”.

Kjo ngjarje që gërsheton të kaluarën dhe të sotmen, ka edhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut! / bild.mk

Banner

Related posts

Dorëhiqen 40 zyrtarë policorë për shkak të pagave të ulëta

admin

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

Gjyla Halili

Kopshti “Foleja” në Triesh, një kthesë historike – Agron Dedivanaj: Po ndërtohet e ardhmja e kombit

Gjyla Halili

Leave a Comment