AKTUALE

Komuna e Kërçovës mbajti takim me përfaqësuesit e institucioneve arsimore loka

Sot, Komuna e Kërçovës mbajti takim me përfaqësuesit e institucioneve arsimore lokale.

Në kuadër të aktiviteteve për hartimin e buxhetit për vitin 2025, u mbajt takimi i radhës me përfaqësuesit e institucioneve arsimore në nivel lokal.
Gjatë takimit, ata diskutuan çështje të rëndësishme si pajisja e kabineteve, inventari shkollor dhe intervenimet brenda dhe jashtë objekteve arsimore.

Përfaqësuesit paraqitën nevojat dhe propozimet e tyre për buxhetin e vitit 2025, duke theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën arsimore për përmirësimin e cilësisë së arsimit në komunë.

Komuna shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të adresuar këto kërkesa në buxhetin e ardhshëm.
————————————————

Banner

Related posts

“Florina Memeti – Me zemër për Tetovën, me vizion për të ardhmen!”

Gjyla Halili

Xhaferi: RMV-ja atraktive për investime!

Gjyla Halili

Fillon fushata zgjedhore, Antikorrupsioni: Ndalohet ryshfeti dhe presioni ndaj votuesve

Gjyla Halili