AKTUALE

Bexheti: Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka deklaruar sot se kërkesa për zgjedhje të parakohshme buroi nga vetë prononcimi i kryeministrit Hristijan Mickoski.
Ai tha se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet etnik dhe se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
“Kur jemi te zgjedhjet e parakohshme, ajo buroi nga vetë prononcimi i kryeministrit i Qeverisë pa legjitimitet Hristijan Mickoski ku u bëri thirrje partive opozitare që të shkohet në zgjedhje të parakohshme bashkë me ato lokale. Duke pas parasyshë Qeverinë pa legjitimitet etnik, duke pasur parasysh situatën me integrimin e vendit, situatën e marrëdhënieve ndëretnike, janë të pashmangshme dhe të nevojshme për perspektivën e vendit”, deklaroi Blerim Bexheti nga BDI.

Banner

Related posts

Bekim Neziri: KV“6 NËNTORI” fuqishëm i qëndron pas kandidaturës së Bujar Osmanit dhe vizionit të Ali Ahmetit!

Gjyla Halili

Specialistët e trashëgimisë kulturore stërviten për mbrojtjen e monumenteve në raste fatkeqësish natyrore

Gjyla Halili

Garazhet në kate, Pacolli drejton gishtin tek vonesat e Komunës së Çairit

admin