SPORT

Kombëtarja shqiptare siguron një miqësore, ndeshja do të luhet në “Air Albania” në muajin tetor

Në vjeshtë, përveç ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, i Kombëtares shqiptare i shtohet edhe një tjetër përballje, por bëhet fjalë për miqësore. Shqipëria do të presë përfaqësuesen bullgare në një sfidë miqësore në “Air Albania”, më 17 tetor.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata Bullgare e Futbollit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku konfirmon një miqësore me Iranin në shtëpi dhe 10 ditë më vonë me Shqipërinë në Tiranë.

Gjatë kësaj periudhe Kombëtarja shqiptare ka vetëm një ndeshje të shënuar në kalendar, atë kundër Republikës Çeke më 12 tetor, po në “Air Albania”.

Banner

Related posts

Shkëndija përforcohet me sulmuesin e njohur

admin

Ditë të “zeza” për Hakimin

admin

Pas sulmit seksual ndaj të resë shqiptare, kjo pritet t’i ndodhë Robinhos

admin

Leave a Comment