SPORT

Guardiola është mjaft i dashur në Manchester

Pep Guardiola është mjaft i dashur në Manchester, por gjesti i tij i fundit mund ta rrisë popullaritetin e tij në Angli dhe kudo tjetër.

Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, trajneri spanjoll ka vendosur t’ua ndajë krejt shpërblimet për triumfin në Ligën e Kampionëve punëtorëve të klubit Manchester City, përfshirë këtu edhe të atyre që punojnë në recepcion dhe pjesëtarëve të sigurimit.

Ide e ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munichut është që t’i shpërblejë dhe t’i falënderojë ata për kontributin e tyre në suksesin e skuadrës.

Shuma e saktë është mbajtur sekrete, por norma e bonusit që e marrin lojtarët më ta paguar është 877 mijë euro.

Sidoqoftë, pa e marrë parasysh shumën, është për t’u duartrokitur veprimi i Guardiolës, i cili u tregua mjaft human në këtë rast.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Edhe sonte dy ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve

admin

Prishtina e mbyll me fitore pjesën e rregullt në Ligën Unike

admin

Manaj ndahet me Watfordin, tani e ka vetëm një mundësi

admin

Leave a Comment