AKTUALE

Klekovski: Siljanovska s’mund të bëhet presidente pa votat e shqiptarëve

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, nuk mund t’i fitojë zgjedhjet pa votat e shqiptarëve, thotë Sasho Klekovski nga e njejta parti. Në intervistë për Alsat, Klekovski tha se vetëm votuesit e VMRO-së nuk mund t’ia sjellin fitoren Siljanovskës.

“Profesoresha Gordana Siljanovska Dovkova nëse dëshiron të fitojë e ka patjetër që të përfitojë votat e shqiptarëve entik. Njësoj sikur kryetarit të komunës së Gostivarit apo Tetovës i nevojiten votat e maqedonasve etnikë. Kur ju zgjedhin në sistem mazhoritar, votuesit tuaj nuk mjaftojnë për fitore. Unë pres që drejtuesit e fushatës së Siljanovskës do ta kenë parasysh këtë. Më duhet ta them se Siljanovska nuk është kandidati i njejtë për shkak të përvojës politike në Parlament. Komunikimi në Parlament i mundësuar njohjen e faktorëve të ndryshëm politik në vend”, tha Klekovski, në intervistë për Alsat.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti përgëzon Edi Ramën: Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Gjyla Halili

Buxheti 2025, VMRO-DPMNE: Mjete të parapara për projekte kapitale infrastrukturore, përfshirë edhe korridorin 8 dhe 10 D

Gjyla Halili

Dera e bashkëpunimit me diasporën është gjithmonë e hapur

Gjyla Halili