AKTUALE

Grenell për Specialen: Ndaljani fondet, është krejt politikë

Emisari special i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka qenë i zëshëm kundër Gjykatës Speciale dhe gjykimin që po u bëhet ish-krerëve të UÇK’së atje. Pak orë më parë, Grenell kërkoi të ndalet financimi për këtë organ.

Grenell ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka shpërndarë një postim të gazetarit Fitim Çeku, duke shkruar: “Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar.”

Ky reagim erdhi pasi Çeku postoi një shkrim ku shihet se kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, dhe prokurorja tjetër Silvia D’Ascoli, kishin pëlqyer një postim ku kritikohet presidenti Donald Trump.

Pak javë më parë, Grenell kishte pasur edhe një reagim për këtë çështje, duke u pajtuar me konstatimin se Specialja është formuar për ta ndalur administratën Trump dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Banner

Related posts

LDK-ja do të kërkojë komision hetimor për “keqpërdorimet me rezervat shtetërore”

admin

Lukrovski: Karposhi do të zhvillohet në mënyrë të planifikuar, punojmë për një zgjidhje të qëndrueshme të problemit me parkimin

Gjyla Halili

REXHEP MALAJ – NËN GJAK E UJË I PATHYESHEM

Gjyla Halili