SHOWBIZ

Keni shkelur një iriq deti? Mësoni se çfarë duhet të bëni në moment

Pavarësisht se sa herë ndodh, është gjithmonë po aq e dhimbshme sa hera e parë. E kemi fjalën për momentin kur ndjen kurrizin e iriqit të detit të futet thellë në shputën tënde, pamundësinë për të “shkelur” këmbën në çdo sipërfaqe dhe sigurisht ndjesinë e padurueshme që përjeton në këtë moment në thembër dhe gishtërinj.

Pavarësisht panikut fillestar që mund të ndjeni, përpiquni të rifitoni qetësinë dhe ndiqni hapat e mëposhtëm sapo të ktheheni në shtëpi.

Së pari, lagni zonën e prekur për 30 deri në 90 minuta në ujë të nxehtë sa të mundeni. Kjo do të ndihmojë në uljen e dhimbjes.

Më pas, ‘armatoseni’ me piskatore dhe shumë durim për të hequr gjembat. Pasi të keni hequr sa më shumë, aplikoni krem ​​rroje në zonën e prekur dhe kaloni mbi të, butësisht, me një brisk.

Përfundoni procedurën duke larë zonën me sapun dhe ujë të bollshëm dhe shmangni “mbylljen” e plagës duke vendosur një fashë sipër saj.

Mos u shqetësoni për gjembat e mbetura pasi trupi do t’i “zhvendos” me kalimin e ditëve.

Në çdo rast, nëse vëreni skuqje ose qelb, konsultohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj!

Banner

Related posts

Nuk do ta besonit, ja pajisjet shtëpiake shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

admin

Shqiptarët më kërkojnë të kthehem në skenë, jam gati!

admin

Ademi takohet më babain e Granit Xhakës

admin

Leave a Comment