SHOWBIZ

Ish gruaja i kërkon Hakimit 10 milionë euro

Polemikat vazhdojnë me divorcin mes Hiba Abouk dhe yllit të PSG-së, Achraf Hakimi.

Ish-futbollisti i Real Madridit është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të re në Paris, ndaj aktorja ka vendosur t’i japë fund lidhjes me të.

Megjithatë, në procedurat e divorcit, Abouk u befasua kur zbuloi se e gjithë pasuria e marokenit ishte në emrin e nënës së tij, diçka që ndryshoi rrënjësisht kushtet e çdo zgjidhjeje të mundshme divorci.

Edhe kështu, ekipi i saj ligjor kërkon 10 milionë euro, ndërsa ai i ofroi vetëm dy milionë.

La Vanguardia ka raportuar se aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër ish-bashkëshortit të saj për mashtrim dhe keqadministrim të aseteve të tyre martesore.

Banner

Related posts

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur hani xhenxhefil çdo ditë për një muaj

admin

Ishte i merakosur për shëndetin e tij, mes lotësh dhe emocionesh Ronaldo takon të atin brenda shtëpisë së BBV

admin

“Jam shtatzënë!”/ Deklarata e papritur e Denata Toçes shtang Arben Skënderin

admin

Leave a Comment