AKTUALE

“Kemi njohuri operative për Grubin”, tha Toshkovski për aktivitetet për gjetjen e ish-zv/kryeministrit

Banner

MPB ka informacione operative për vendndodhjen e ish zv/kryeministrit Artan Grubi i cili kërkohet me fletarrestim dhe për të cilin pohohej se ndodhet në Shqipëri, tha ministri i brendshëm Pançe Toshkovski në Click Plus në TV21, duke treguar se i kanë kontaktuar shërbimet kompetente të vendit. Sa i përket hetimit për gjetjen e Grubit, Toshkovski kohë më parë theksoi se MPB do të ndërmarrë edhe masa të tjera për gjetjen e personave që janë të pakapshëm për organet e përndjekjes.

“Bëhet fjalë për informacione operative në nivel operativ që i morëm dhe i shpërndajmë në mënyrë adekuate me të gjitha organet kompetente në kuadër të shteteve të tjera të cilat, të themi, kemi informacione operative se personat në fjalë gjenden atje, ashtu siç i kemi informacionet. Por nuk janë këto informacione zyrtare se një person i caktuar është atje dhe se është në dispozicion të organeve të përndjekjes në një shtet të caktuar”, tha Pançe Toshkovski.

Related posts

Ali Ahmeti: Maqedonia nuk është vetëm e maqedonasve

Gjyla Halili

Osmani – Peach: Anëtarësimi i vendit në NATO ka shtuar sigurinë e krahut jugor të Aleancës

Gjyla Halili

Grubi: Përjetësisht mirënjohës Amerikës

Gjyla Halili