AKTUALE

“Shfrytëzojeni momentin”! Rokas: Kuvendi t’i përshpejtojë ndryshimet kushtetuese

Shfrytëzojeni momentin, u tha euroambasadori Mihalis Rokas deputetëve të Komisionit për çështje europiane. Sipas tij, ka vullnet në Bruksel për hapjen e kapitujve me Maqedoninë. Ai vlerësoi se për shkak të polarizimit politik, përbërja e fundit e Kuvendit nuk arriti t’i miratojë ndryshimet kushtetuese.
Megjithatë, sipas deputetit të VMRO-DPMNE, Antonijo Milloshoski, te partitë ka konsensus për anëtarësim në BE, por dallohet rruga që do të na çojë në BE.
Milloshoski theksoi se për këtë çështje duhet të fillohet dialog dhe iu përgjigj euroambasadorit Rokas se jo të gjitha vendet anëtare kanë vullnet për zgjerimin e BE-së. Pjesë e eurodeputetëve të cilët marrin pjesë në Komitetin e përzier me Maqedoninë, shpresojnë për lëvizje me qeverinë e re të Bullgarisë.

Paraprakisht, pushteti i ri në Bullgari theksoi se do ta përkrahin zgjerimin e BE-së vetëm në bazë të asaj që tashmë është dakorduar.

Banner

Related posts

Mexhiti me APEL: Alternativa e re jemi ne, ejani të ndërtojmë një traditë të re politike

Gjyla Halili

Abdulselam Selami: Certifikatat e Këshilltarëve në Shkup pa gjuhën shqipe nuk pranohen

Gjyla Halili

Fondacioni Golden Eagle ndan 10,000 euro për minatorët e Trepçës

Gjyla Halili