AKTUALE

Karapetrov: Rindërtimi i fushës së futbollit në KS Tetovë është një hap i rëndësishëm për sportin në qytet

Sot filluan përgatitjet për rindërtimin e fushës së futbollit të Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) në Qendrën Sportive në Tetovë, e cila paraqet një projekt të rëndësishëm në kuadër të investimeve kapitale për përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytet.

Këshilltari në Komunën e Tetovës, Angel Karapetrov, falënderoi ministrin e Sportit, Borko Ristovski për mbështetjen e pa rezervë për sportin në Tetovë. “Çdo projekt i ri është një hap tjetër drejt një shoqërie më të shëndetshme dhe më të fortë”, tha Karapetrov, duke theksuar rëndësinë e investimeve të tilla për forcimin e kulturës sportive dhe përmirësimin e kushteve për sportistët e rinj në rajon.

Projekti është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Sportit për promovimin e infrastrukturës sportive në nivel kombëtar, e cila konfirmon qasjen e përkushtuar ndaj zhvillimit të sportit në Maqedoni.

Projekti është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Sportit për promovimin e infrastrukturës sportive në nivel kombëtar, e cila konfirmon qasjen e përkushtuar ndaj zhvillimit të sportit në Maqedoni.

Banner

Related posts

Komunikacioni rrugor po zhvillohet pa probleme

Gjyla Halili

MPB me kallëzim të ri penal për Ramiz Merkon

Gjyla Halili

Ali Ahmeti uron Ditën e Alfabetit Shqiptar: “Gjuha bashkon popullin, përgjegjësia jonë është ta ruajmë dhe ta begatojmë”

Gjyla Halili