AKTUALE

“Fytyrat e Edi Ramës dhe Albin Kurtit flasin shumë”, gazetari i medias gjermane befason me reagimin e tij për kuvendin e përbashkët

Gazetari i medias gjermane Deutche Welle, Bahri Cani ka komentuar mbledhjen e dy kuvendeve shqiptare.

Ai tha se nuk i pëlqeu aspak ajo çka pa, duke thënë se në vend të unitetit, pa ofendime e përçarje, kritika me vend e pavend.

Madje, Cani publikoi edhe një fotot të Ramës e Kurtit, ku tha se fytyrat e tyre tregojnë shumë.

Nuk kam harruar, e kam parë, por më mirë të mos e shihja hiç…

Gabim e ka secili që mendon se nuk e kam parë, apo e kam harruar, kuvendin e përbashkët mes Shqiperisë dhe Kosovës në Prishtinë. E kam parë disa herë dhe e kam analizuar mirë, gati çdo fjalim. Me siguri që ka pasur edhe disa mesazhe shumë të mira, por sinqerisht, kur e shikon totalin, më mirë të mos e kisha shikuar fare. Në vend të unitetit, mesazheve të përbashkëta dhe bashkveprimit për disa çështje shumë të rëndësishme, siç janë për shembull interesat e dy vendeve dhe bashkveprimi ndaj Gjykatës Speciale apo dhe disa çështje të tjera, pash ofendime e përçarje, kritika me vend e pavend, fushatë elektorale dhe dëshirë për vetëpromovim e solistë, prej Edi Ramës e Albin Kurtit e deri tek Ramushi dhe shumë deputetë të tjerë. Ju nëse doni mund të komentoni, por unë me qef nuk do të doja të shihja kurrë seanca të tilla.
Kjo fotoja poshtë dhe fytyrat e Edi Ramës dhe Albin Kurtit flasin shumë…

Banner

Related posts

9.518 vende të lira pune në Maqedoninë e Veriut!

Gjyla Halili

Zgjedhjet edhe në 14 degë të BDI, kryetari Ahmeti publikon emrat e fituesve

admin

Zhvillimet në VLEN dhe largimi i mundshëm i ASH-së nga Qeveria, ja çfarë thotë Mickoski

Gjyla Halili