SPORT

Kalns: Gjithçka është e hapur!

Banner

Skuadra e tij e ka humbur ndeshjen e parë në shtëpi, 1:2 mesjavën e shkuar përballë Partizanit, por trajneri i Valmierës, Jurgis Kalns e shikon të hapur çështjen e kualifikimit.

“Është 50 me 50 nëse më pyesni si i shoh shanset për kualifikim.

Partizani e fitoi ndeshjen e parë, por është vetëm një gol që i ndan të dyja skuadrat, një gol që mund të rikthejë gjithçka në barazpeshë.

Ne gabuam në ndeshjen e parë në shtëpi, por unë e njoh skuadrën time dhe ajo është e aftë për ta përmbysur rezultatin”, tha trajneri i Valmieras.

40-vjeçari ka theksuar se ndeshja e kthimit i gjen të dy ekipet në pozita të ndryshme. “Ndeshja e parë ishte në fakt një përballje të panjohurash, si për ne, ashtu edhe për Partizanin.

Ne e kishim studiuar lojën e njëri-tjetrit nga larg, por fusha e lojës tregoi diçka tjetër.

Tanimë unë mund të flas ndryshe për skuadrën e Partizanit dhe për atë që do të kem përballë në fushën e blertë të enjten në mbrëmje. Sigurisht, e njëjta gjë vlen edhe për homologun tim.

Prandaj që do të jetë një ndeshje interesante. Ne i kemi studiuar të gjitha pikat e forta të Partizanit dhe sesi do të përballemi me ta”, pohoi Kulns.

Kjo përballje e kthimit me Valmierën, luhet vetëm 4 ditë pas miqësores së luksit që Partizani zhvilloi në fundjavë me Romën në Tiranë.

/BotaSot/

Related posts

Real Madrid “keqtrajton” Liverpoolin, Napoli kthehet me fitore

admin

Robin Haxhi Krasniqi ndjeki nga afër Kupën “Adem Jashari” në shenjëtari

admin

“Ferrari”, me pamje të re në Monza

admin

Leave a Comment