SPORT

Ekipi i mundjes së Kosovës shpëtoi fatmirësisht nga tërmeti në Turqi

Federata e Mundjes së Kosovës ka njoftuar të hënën se ekipi kosovar që ishte pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “12 February” në Kahramarash të Turqisë, ka shpëtuar për fat të mirë nga tërmeti katastrofal që goditi Turqinë.

Në fakt, FMK-ja, ka njoftuar se të gjitha hotelet ku ishte i vendosur ekipi i Kosovës ishin rrafshuar, ndërsa garuesit e Kosovës kanë treguar heroizëm duke iu ndihmuar njerëzve nën gërmadha. Aktualisht, ekipi kosovar është vendosur në qytetin Kayseri të Turqisë.

Turqia të dielën u godit nga tërmeti 7.8 ballë ku pati dëme të mëdha materiale dhe viktima të shumta.

Banner

Related posts

Gjilani e Prishtina përballen sot në finalen e Kupës së Kosovës

admin

Chelsea nuk e lëshon Brojën, Milani gjen alternativën

admin

Skuadra shqiptare mobilizon forcat ndaj Vardarit, trajneri shpreh optimizmin

admin

Leave a Comment