SHOWBIZ

Ja si mund ta dalloni nëse mishi që blini është i freskët

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju mund ta kontrolloni atë në një mënyrë të thjeshtë.

Përveç informacionit të treguar në paketim, sigurisht që është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje pamjes së mishit. Asnjëherë mos blini mish të ambalazhuar që është në ujë të përgjakur, sepse kjo është një shenjë se mund të jetë i vjetër.

Gjithashtu duhet ta analizoni ngjyrën e tij. Mishi i viçit duhet të jetë i çelët, por jo i bardhë, thuajse i njëjtë me mishin e shpendëve. Mishi i lopës duhet të jetë mesatarisht i kuq, por jo shumë i errët. Nëse mishi është i zbehtë, gri, kafe ose jeshil, është i prishur. Pjesët yndyrore duhet të jenë të bardha, jo të verdha.

Nëse nuk mund ta nuhatni mishin sepse është i paketuar, prekeni lehtë. Pasi ta shtypni, duhet të kthehet shpejt në gjendjen e mëparshme, d.m.th. të mos lërë xhepëzim. Nëse vëreni mukozë në sipërfaqe, do të thotë se ka baktere në të.

Në mënyrë që mishi të ngrihet mirë dhe të parandalohet përhapja e mikroorganizmave të dëmshëm, ngrirësi duhet të funksionojë vazhdimisht në -18 gradë Celsius.

Banner

Related posts

Kërkoni falje shpesh, zbuloni çfarë tregon kjo për ju!

admin

Çështja me flamurin serb, Rita Ora iu kundërpërgjigj kritikave me një video

admin

Gjatë performancës së Beyonce-s, një fanse shtatzënë fillon të lindë /VIDEO

admin

Leave a Comment