AKTUALE

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Pas dhjetë vjetësh nga zgjedhja e tij si anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në vitin 2015, profesori Izet Zeqiri është zgjedhur anëtar i rregullt i saj.

Në një postim publik, Zeqiri ka theksuar se kjo zgjedhje është rezultat i punës së tij intensive, dinamike dhe të pandalshme në fushën e ekonomisë, veprimtarisë publike dhe projekteve të realizuara ndër vite.

“Pas dhjetë vjetësh nga zgjedhja ime si anëtar korrespondent i ASHAM në vitin 2015, dje në Kuvendin e Akademisë u zgjodha anëtar i rregullt i saj, si rezultat i punës intensive, dinamike dhe të pandalshme në fushën e ekonomisë, veprimtarisë publike dhe projekteve të realizuara ndër vite. Ende kam kohë për ta skalitur më tej këtë portretin tim”, ka shkruar Zeqiri.

Banner

Related posts

Siguria e haxhilerëve në fokus: Takim mes Myftinisë dhe Shëndetit Publik

Gjyla Halili

Ahmeti: Urimet më të mira për muajin e shenjtë të Ramazanit, më shumë respekt e solidaritet ndaj njëri tjetrit

Gjyla Halili

Disa hoxhallarë nga Tetova me peticion deri tek Shaqir Fetahu për të kthyer Qani Nesimin si myfti!

Gjyla Halili