KOSOVË

Haradinaj deklaron rreth 1 milion euro pasuri, nga qiraja e shtëpisë përfiton 37 mijë euro në vit

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka publikuar pasurinë e tij dhe të bashkëshortes.

Haradinaj ka deklaruar se ka 5 mijë e 790 euro para të gatshme në bankë, teksa të bashkëshortes 2 mijë euro.

Ai ka deklaruar se nga paga e Kuvendit të Kosovës merr 18 mijë e 570 euro. Nga pagesat për invalidët e luftës, Haradinaj ka deklaruar 2 mijë e 700 euro.

Teksa nga qiraja e shtëpisë përfiton 37 mijë e 288 euro.

Ndërsa nga pasuritë e paluajtshme, Haradinaj ka deklaruar se ka tri shtëpi në vlerë prej 842 mijë eurove, tokë në vlerë prej 75 mijë eurove dhe truall në vlerë prej 27 mijë e 300 euro.

Teksa si pronë të përbashkët Haradinaj e ka deklaruar një vilë në vlerë prej 120 mijë eurosh./ ekonomiaonline

Banner

Related posts

Një pacient i vdekur nga zjarri në repartin psikiatrik në spitalin e Prishtinës

admin

Falja e Fitër Bajramit në Tiranë, përzgjidhet nga BBC ndër fotot më të veçanta

admin

Kurti merr telefonatë nga administrata Biden, “pranon” zgjedhjet e reja në veri

admin

Leave a Comment