AKTUALE

Izet Mexhiti nga lagjja e tij: Serova nuk mposhtet as me presion e as me pushtet

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka qëndruar sot në lagjen e tij, Seravë në Çair, transmeton TV21. Nga atje ka dërguar porosinë se kjo lagje nuk mposhtet as me presion e as me pushtet.

“Pas përfundimit të Epopesë së UÇK-së, sonte ishim në Qendrën e Votimit që mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari, e që sinqerisht edhe unë u befasova me masovitetin e përkrahësve që ishin prezent. Takimet tona të përditshme po shndërohen në tubime masovike, e kjo na detyron që t’i braktisim zyret tona, e të dalim aty nga ku buron FORCA, aty nga ku merret LEGJITIMITETI, aty ku flet POPULLI, aty ku bëhet FITORJA, aty nga ku po vjen NDRYSHIMI, në lagjet tona! Sonte ishim vetëm me një nga tre Qendrat e Votimit të lagjes Serovë, e bindja, entuziazmi, determinimi për NDRYSHIM në këtë natë të freskët marsi ishte e jashtëzakonshme! Serova nuk mposhtet as me presion e as me pushtet, Serova gjithmonë ka ditur të vlersojë DREJTË, prandaj edhe kësaj rradhe është reshtuar me Lëvizja Demokratike, për NDRYSHIMIN QË IA VLEN! FALEMINDERIT NGA ZEMRA❤️”, shkroi Mexhiti në Facebook.

Banner

Related posts

Taravarit i dridhen duart gjersa prezenton kopje të zbehta të agjendës së BDI-së

Gjyla Halili

Ikja e të rinjve zbeh Shën Valentinin, lule po dhurojnë emigrantët; Bien prenotimet në restorante

admin

Selami me mesazh ndaj pushtetit: Thonit që nuk fitohet BDI në pushtet, hajde provone në zgjedhje te parakoheshme fitone BDI duke qenë në Opozitë

Gjyla Halili