AKTUALE

Lefkov: Pendarovski keqpërdor resurset shtetërore për qëllime partiake

VMRO – DPMNE akuzon LSDM-në se presidenti i shtetit Stevo Pendarovski keqpërdor resurset shtetërore për fushatë. Mile Lefkov nga kjo parti tha se, presidenti Stevo Pendarovski paraqitet në ngjarje qeveritare në periudhë zgjedhore me veturat zyrtare dhe i keqpërdorë resurset shtetërore për nevoja partiake edhe pse më herët ai vetë ka deklaruar se nuk duhet asnjë resurs shtetëror të shfrytëzohet në fushatën e tij. Lefkov pretendon se, edhe funksionarë të tjerë të LSDM-së, keqpërdorin mjetet shtetërore për qëllime partiake.

“Stevo Pendarovski vozitet me automobila shtetëror deri te shtabet partiake për tubime partiake, edhe pse thoshte se, nuk do ta bëjë atë. Sipas shembullit të Pendarvoskit punon gjithë LSD-ja. Për nevojat e Pendarvoskit, zëvendëskryeministri Mariçiq keqpërdori veturë zyrtare që të nënshkruhet për kandidaturën e Pendarovskit”, tha Mile Lefkov.

Banner

Related posts

Federata “VATRA” kërkesë Presidentit Begaj e Osmani: Mbroni të drejtat e shqiptarëve në Ulqin

Gjyla Halili

Gashi konfirmon kemi probleme për listat por do ti tejkalojmë

Gjyla Halili

FILLUAN VIZITAT E RAMAZANIT NGA ANA E DELEGACIONIT TË RIJASETIT TË BFI E RMV-së!

Gjyla Halili