AKTUALE

Izet Mexhiti mbledh nënshkrimet për formimin e partisë

Izet Mexhiti në afat rekord ka mbledhur nënshkrimet e duhura për të formuar partinë e re të cilën do ta quaj, Lëvizja Demokratike. Në njoftim për mediat, nga Lëvizja thonë se janë dashur vetëm tre orë që “qindra bashkëmendimtarë të Izet Mexhitit të mblidhen në zyrat e noterëve për të dhënë firmën e tyre për Lëvizjen”.

Me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme, vijojnë procedurat për regjistrimin e partisë, ndërsa më datën 13 Gusht, në ditën e Marrëveshjes së Ohrit, është paralajmëruar edhe promovimi i saj. Mexhiti po ashtu ka theksuar se sot do të takohet edhe me kreun e Lëvizjes BESA Bilall Kasami dhe kryetarin e Alternativës Afrim Gashi, në suaza të bashkëpunimit si front opozitar. Mexhiti theksoi se në takime bisedohet për parimet e bashkëpunimit, përputhjen e platformave si dhe listat e përbashkëta për në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Banner

Related posts

🇲🇰Maqedonia dhe 🇧🇬 Bullgaria nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e tunelit në Korridorin 8, pjesë e projektit strategjik të #NATO-s

Gjyla Halili

100 organizata Shqiptaro-Amerikane festojnë Panairin e 4-të të rrugës Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Gjyla Halili

MEPSO shfuqizon marrëveshjen me kompaninë “Energoinvest Sarajevë

Gjyla Halili

Leave a Comment