AKTUALE

579 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Ahmeti: Qoftë e përjetshme lidhja mbarëkombëtare shqiptare!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka kujtuar sot madhështinë e Besëlidhjes Arbërore të Lezhës në 579 vjetorin e saj, kuvend për të cilin ai ka thënë se ka tejkaluar konceptin e kohës me aktin e bashkimit kombëtar në mbrojtje të idealeve të identitetit.

Në frymën e këtij përvjetori, Ahmeti ka uruar përjetësinë e lidhjes mbarëkombëtare shqiptare.

“Sot kujtojmë një nga çastet historike që qëndron në piadestalet e larta të kujtesës me aktin e bashkimit kombëtar, 579 vjetorin e Besëlidhjes Arbërore të Lezhës.Ai Kuvend me nismën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut ku princërit arbëror i dhanë besën njëri – tjetrit për lirinë e atdheut, me madhështinë e tij ka tejkaluar konceptin e kohës, porosia e tij jeton sot mes nesh edhe pas më shumë se 5 shekujsh dhe duhet të jetë udhërrëfyesi i vetëm i veprimit tonë kombëtar të së sotmes.Bashkë të pathyeshëm rreth idealeve tona kombëtare! Qoftë e përjetshme lidhja mbarëkombëtare shqiptare!” – ka shkruar Ahmeti.

Banner

Related posts

Garana “Fight Night” tani më realitet, Zeqiri lufton për 2 tituj UBO e UBF

Gjyla Halili

Rama: Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të kryeqytetit po bëhen realitet ​Rama: Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të kryeqytetit po bëhen realitet

admin

Ky është parashikimi i motit për sot

admin

Leave a Comment